Përkujdesja ndaj kartushave
Përbërja e Letrës
-
Letra është e përbërë nga fibra celuloze te pemëve dhe materiale të tjera të ngjashme. Gjatë përpunimit të letrës, fibrat ndërlidhen me një raport 60:40, 60% e fibrave veprojnë në një drejtim dhe 40% e tyre shtrihen drejt këndeve në të djathtë.
-
Letra është gjithashtu e përbërë nga mesatarisht 5% ujë. Nëse nuk do të përmbante ujë, do të ishte në formë më të ngurtë dhë të thatë, si një gjethe në vjeshtë. Letra përpunohet kimikisht në varësi të përdorimit. P.sh. letra që përdoret për printimin e gazetave, është një letër shumë e zakonshme(e rëndomte), ndërsa letra që përdoret nëpër zyra, është e përpunuar kimisht dhe e cilësisë shumë më të lartë.
Përbërja e Bojës
-
Boja është e përbërë nga lëndë ngjyryese, nga fisheku mbajtës, nga stabilizatorë të ndryshëm kimik dhe nga një përbërës i cili e mban atë në gjendje të lëngët deri në momentin që ajo del nga koka e printimit
- Lëndët ngjyruese, mund të jenë në formë pigmenti ose boje të lëngshme, pa përjashtim nga ngjyra. Ndryshimi është se boja e lëngshme është lëndë kimike ndërsa pigmenti është një mineral oksid i ngurtë po shumë shumë i hollë dhe pasi përzihet me përbërës kimik, vendoset në fishekun mbajtës.
Kombinimi i Letrës me Bojën
Boja e lëngshme thithet nga fibrat celuloze të letrës duke dhënë ngjyra shumë të pasura. Mangësia është se imazhi nuk është krejtësisht perfekt.
Boja pigment është krejt ndryshe. Boja projektohet në letër, fisheku mbajtës avullon dhe pigmenti depërton në fibrat e letrës. Si përfundim, imazhi është shumë i qartë por ngjyrat nuk kanë të njëjtin efekt si tek boja e lëngshme.
SHENIM: Nëse keni probleme me tharjen ose depërtimin e bojës në letër, ndryshoni llojin e letrës.
