Pyetje te shpeshta
C’do të thotë rigjenerim i kartushave?
Kartushat e përdorura mblidhen nga konsumatori i fundit, pastrohen, zëvendesohen pjesët e dëmtuara me të reja dhe më pas bëhet mbushja me toner ose bojë, bëhen testet përkatëse dhe paketohen. Ky process quhet rigjenerim i kartushave.
Toneri është në formë pluhuri dhe përdoret në printerat laser ndërsa boja është në formë të lëngët dhe përdoret në printërat ink-jet.
Për rigjenerimin e kartushave përdoren materiale të cilesisë më të lartë në mënyrë që të sigurohet cilësi absolute në printim.
Më shumë se 3 milion kompani në botë përdorin kartusha të rigjeneruara.
Besojnë në cilësinë dhe garancinë e kartushave të rigjeneruara si për printimet e përditshme ashtu dhe për printimet e rendësishme.
Sa e madhe është industria e kartushave?
Në 2002 janë shitur më shumë se 2 bilionë kartusha laser dhe ink-jet në të tërë botën.
(Lira Research).
E përkthyer në para kjo shumë do të thotë më shumë se 200 bilionë dollarë vetëm në 2002.
Si mundet rigjenerimi i kartushave të ndihmojë në mbrojtjen e ambjentit?
Cdo vit, në botë hidhen në ambjent më shumë se 300 milionë kartusha plastike.
Burime të kësaj industrie bëjnë të ditur se cdo second hidhen në plehra 8 kartusha.
Meqënëse nuk mundemi ta pengojmë tretjen e tyre në natyrë, duke rigjenuar kartushat mundohemi të ulim këtë fenomen sa më shumë të jetë e mundur.
Cdo kartushë e rigjeneruar do të thotë një kartushe më pak e hedhur në natyrë.
