Franchising
Kartusha të rimbushura – Një rrjet në zhvillim
Vitet e fundit, rimbushja e kartushave është një nga bizneset me zhvillim më të shpejtë në botë. Eshtë e thjeshtë për tu kuptuar nëse do të marrim parasysh se:
Informatika ka sunduar botën. Në shtetet perëndimore, cdo person ka një kompjuter në punë apo në shtëpi.
Kompjuterave u duhen printera, printerave u duhen kartusha dhe kartushat shumë shpesh duhet të rimbushen me bojë apo me toner
Me zhvillimin e fotografisë dixhitale, dallohet një rritje e madhe në përdorimin e printerave inkjet. Cartridge World ka pozicionin e duhur në treg për të ndërmarrë procesin e rimbushjes së kartushave boshe duke plotësuar kërkesat në rritje të konsumatorëve.
Riciklimi është një cështje shumë delikate dhe një industri që zhvillohet vazhdimisht.
Ja dy arësye të rëndësishme përse duhet të riciklojmë kartushat boshe:
- Për prodhimin e një kartushe laser duhen më shumë se 3.4 litra naftë
- Qindra milion kartusha boshe hidhen në natyrë cdo vit.
Klientët përkrahin këtë lloj biznesi
Së pari, kursehen para. Duke rimbushur kartushën boshe në vend që të blini një kartushë të re, mund të kurseni deri në 50% të parave.
Duke marrë parasysh se një kartushë e re mund të kushtojë deri në 400 euro, vlera që kurseni nuk është e papërfillshme.
Së dyti, duke ricikluar kartushat boshe mbrohet ambjenti. Njerëzit ndjehen mirë kur kontribojnë në ruajtjen e ambjentit.
