Produkte

Tek Cartridge World do të gjeni zgjidhje për cdo nevojë printimi

Ju duhen letra për printim? Ne i disponojmë. Doni të rimbushni kartushat boshe? Asnjë problem.

Tek Cartridge World mund të rigjeneroni dhe rimbushni kartushat boshe të printerave tuaj inkjet apo laser për nevoja profesionale apo shtëpiake

Kartushat kompatibël të Cartridge World janë prodhuar posacërisht për printerin tuaj dhe kanë 100% garanci rimbursimi

Keni të njëjtën cilësi pa pasur nevojë të shpenzoni aq sa do të shpenzonit për blerjen e kartushave të reja

Në dyqanet tona do të gjeni gjithashtu, një gamë te gjerë me kartusha origjinale

 

Kartusha të reja inkjet

Tek Cartridge World mundemi të rimbushim pothuajse të gjitha kartushat inkjet. Së pari, pastrojmë kartushën dhe më pas bëjmë një kontroll vizor

Së dyti, rimbushim kartushën tuaj me bojën e duhur dhe bëjmë testet përkatëse për tu siguruar që cilësia e printimit të jetë perfekte.

Të gjitha kartushat inkjet janë të garantuara 100%

 

Kartusha të reja laser

Tek Cartridge World mundemi të rigjenerojmë një gamë të gjerë të kartushave laser.

Fillimisht kontrollojmë pjesët përbërëse të kartushës tuaj dhe pasi të kemi zëvendësuar pjesët që duhen ndërruar bëjmë testet përkatëse për të siguruar cilësinë e printimit.

Të gjitha kartushat laser janë të garantuara 100%

Kartusha  për FAX

Tek Cartridge World mundemi të rimbushim/rigjenerojmë një gamë të madhe të kartushave për FAX

Disa FAX-e përdorin kartusha me bojë, disa me laser dhe disa të tjera përdorin shirita.

Përsa i përket kartushave laser, pasi të kemi ndërruar pjesët e dëmtuara dhe pasi ti kemi mbushur me tonerin përkates, bëjmë testet e duhura dhe i paketojmë.

Të gjitha kartushat për FAX janë të garantuara 100%

Disponojmë gjithashtu dhe shirita kompatibël dhe origjinalë

Kartusha për fotokopje

Mund të rimbushen/rigjenerohen pjesa më e madhe e kartushave për fotokopje.

Disa fotokopjeve u nevoitet vetëm toner

Cartridge World mund t’ju ofrojë një gamë të gjerë me të tilla kartusha me cmime shumë të leverdisshme.

Të gjitha kartushat për fotokopje janë të garantuara 100%

Letër A4 për stampime speciale

Tek Cartridge World disponojmë llojshmëri letrash speciale të prodhuara për tu perdorur në kombinim me bojrat tona cilësisë së lartë.